Mijëra protestues kundër kryeministrit çek Andrej Babisit, akuzohet për korrupsion

24 Qershor 2019, 11:23

Qindra mijëra çek, rreth 250,000 sipas organizatorëve, kanë pushtuar Pragën në protestën më të madhe që nga 1989, kundër Kryeministrit të Republikës Çeke Andrej Babisit i cili është nën hetim për mashtrime tatimore dhe konflikt interesi në Evropë. Ai akuzohet se ka përfituar padrejtësisht dy milionë euro nga fondet europiane.Një raport i Komisionit Evropian ka zbuluar gjithashtu se Babis është edhe përfitues i të ardhurave në dy fonde të mirëbesimit.

Protesta është organizuar nga Grupi Mijëvjeçar për Demokraci, i lindur nga një iniciativë studentore dhe i shndërruar në një lëvizje masive. Pavarësisht se numri i  protestuesve është i madh, rrëzimi i qeverisë duket i  vështirë. Kryeministri Babis refuzon të japë dorëheqjen kurse Presidenti Milosh Zeman thotë se nuk do ti kërkojë protestuesve të bëjnë hapa pas.