Mike Pompeo në Ballkan: Maqedonia Veriore së shpejti në NATO, jo investimeve ruse dhe kineze në rajon

5 Tetor 2019, 15:56

Një miratim me peshë të madhe.

Lajmin për aderimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Atlantike e konfirmoi Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në vendin Ballkanik pasi vizitoi Malin e Zi.

Shkupi do të bëhet anëtar i tridhjetë i NATO-s në fillim të vitit 2020.

Por, me krerët e Ballkanit, Mike Pompeo ka nxjerrë në pah edhe tensionet e mundshme që vijnë në rajon nga investimet dhe projektet e mëdha në teknologji dhe infrastrukturë nga ana e Kinës.

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski tha se Shtetet e Bashkuara po ripohojnë ndikimin e tyre politik për të përshpejtuar proceset e integrimit euro-atlantik.

"Më duket - tha presidenti maqedonas - se Shtetet e Bashkuara po kthehen në Ballkan, dhe vizita e Pompeo është një lloj simbolizmi dhe sinjal se presidenti Trump më në fund ka vendosur për të ndihmuar apo për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në rajon. Pas vitesh,SHBA po demostrojnë se janë rikthyer në Ballkan për ta stabilizuar atë në mënyrë të pakthyeshme”.

Në axhendën e Pompeos dhe Pendarovskit janë edhe marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Rusinë dhe Kinën, dhe një lloj rreziku varësie prej tyre, të cilën Shtetet e Bashkuara duan ta shmangin

 "Ne kemi marrë shumë mbështetje nga aleatët tanë perëndimorë e sidomos nga SHBA, të cilës i jemi shumë mirënjohës”.- tha Pendarovski

    No videos found.