Milaim Zeka në Report Tv: Kosovës dhe Shqipërisë i duhet një 'Diktator Demokrat'

16 Tetor 2019, 18:42

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv për të komentuar zgjedhjet në Kosovë është ish deputeti i Partisë "Nisma' Milaim Zeka.

Zeka ka thënë se Albin Kurit pavarësisht se ka fituar shumë vota ka presione nga të gjitha anët. Ai ndër të tjera ka deklaruar se Kosova ka fituar shumë me zgjedhjet e fundit të organizuara.

Për sa i përket Vjosa Osmanit e cila është thirru për një koalicion nga albin Kurti ka thënë se nuk mund të jetë lidere e Kosovës për shkak se për këtë post duhet një diktator Demokrat.

"Albim Kurti mbas meje është i vetmi lider që nuk është shantazhuar. I nevojitet një politikan që nuk është hajdut. I ka edhe Vjosa por ajo nuk ka fuqi ekzekutive" ka thënë Zeka.