Milan shkatërron Napolin 4-0, Inter jashtë zonës Champions league

3 Prill 2023, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2023-04-03 11:19:11

Milani tronditi Napolin mbrëmjen e sotme duke i shënuar plot 4 gola në “Diego Armando Maradona”.  Dy gola të Leaos, një gol të Brahim Diaz dhe dhe një Saelemakers, i cili sapo ishte futur në lojë. 

Kishte plot 8 vite që skuadra kryesuese e Serisë A, Napoli, nuk pësonte 4 gola në shtëpi. Herën e fundit, një disfatë të ngjashme e kishte pësuar Interi. Bëhet fjalë për 27 shtatorin e vitit 2015. Asokohe ziklatrit kryesonin kampionatin, ndërkohë që u mposhtën me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Fiorentinës.