Milani humbet pas 8 muajsh, Lille i jep leksion në Europa League, nuk gabojnë Roma dhe Napoli

6 Nëntor 2020, 11:12

Ishte 8 marsi i këtij viti kur Milani i drejtuar nga Stefano Pioli kishte pësuar humbjen e fundit që ishte në kampionat. Nga ajo periudhë e deri mbrëmë kuqezinjtë kishin 24 ndeshje që nuk pësonin humbje. Por pas 242 ditësh dhe 8 muajsh Milani u mposht. Humbja ishte pa ndonjë pasojë të madhe pasi erdhi në Europa League ku Milani është në një pozicion të mirë. Francezët e Lille i dhanë një leksion Milanit duke e mundur 3-0 në “San Siro” dhe marin vendin e parë në grupin H. Heroi i takimit ishte turku Yazici që shënoi të tre golat.