Milani mban “gjallë” kampionatin, përmbyset Juventusi

8 Korrik 2020, 11:48

“Çmenduri” në San Siro. Milani mposht me përmbysje 4-2 Juventusin kryesues dhe mban gjallë Serinë A. Ndodh çdo gjë në pjesën e dytë me bardhezinjtë që marrin menjëherë avantazhin e dyfishtë në minutat 47-të pas një eurogoli të francezit Rabiot dhe më pas shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Por Juventusi luajti vetëm një orë dhe vetëm kaq. Më pas ndodhi e pabesueshmja me kuqezinjtë që përmbysën gjithçka në vetëm 5 minuta. Sulmuesi Ibrahimovic me penallti në minutën e 62-të ,më pas Kessie dhe Leao në minutën e 67-të kaluan Milanin nga ferri në parajsë  sa hap e mbyll sytë. Më pas pati kohë edhe për një gol të kroatit Ante Rebic që vulosi rezultatin final. Ekipi i Piolit merr vendin e pestë në renditje që të dërgon në Europa League. Juventusi nuk “arratiset” dot.