Milani 'ngec' dhe i largohet Europës, goleadë e Interit

2 Korrik 2020, 12:29

Milani bën një frenim të shëmtuar në garën për një vend në Kupat e Europës. Kuqezinjtë janë përplasur me një mur të quajur Spal dhe nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim 2-2 madje duke i shpëtuar humbjes.Në pjesën e parë Spal morri avantazhin e dyfishtë me golat e Valoti dhe supergolin e Floccari por më pas mbeten me një lojtar më pak dhe Milani në fraksionin e dytë arrin të barazojë.Leao ngushtoi diferencën duke tundur rrjetën dhjetë minuta nga fundi dhe barazimi erdhi në ekstreme falë një autogoli nga Vicari që kishte fatin e keq me vete. Milani ngec ndërsa dueli i radhës ka një vështirësi më të madhe pasi luan në Romë me Lazion.

Antonio Conte i përgjigjet menjëherë Juventusit dhe Lazios madje e bën këtë në mënyrën më spektakolare. Interi luajti tenis në “San Siro” ndaj Brescia duke fituar 6-0 madje pa pasur nevojë që nga minuta e parë për Lukakun dhe Eriksen. Gola shënuan të tërë. Young zhbllokoi sfidën dhe më pas me radhë Sanchez, D’Ambrosio,Gagliardini, Eriksen dhe Candreva.Zikaltërit blindojnë vendin e tretë por Juvja kryesuese mbetet shumë larg.