Milani vijon 'arratinë' në kreun e Serisë A, Tottenham e Liverpool 'dorë për dore' në krye të Premier

7 Dhjetor 2020, 11:20

TIRANË- Milani vijon i pamposhtur në Serinë A dhe pas javës së dhjetë  e kryeson kampionatin me 26 pikë 5 më shumë se Interi i vendit të dytë. Kuqezinjtë e Piolit triumfuan mbrëmjen e djeshme në “Marassi” ndaj Sampdorias 2-1 edhe pse kishin tre mungesa të rëndësishme.

Kessie ktheu në gol një penallti në fundin e pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë dyfishoi spanjolli Castillejo sapo ishte futur në fushë pas pasimit të Rebic. Vendasit vetëm sa ngushtuan rezultatin me Ekdal por Milani morri një tjetër trepikësh dhe tashmë beson vërtetë tek titulli. Me 8 fitore dhe 2 barazime në dhjetë ndeshje Milani vendos rekorde dhe ecën me hap kampioni.