Miliarderi Bill Gates: Dimri që po vjen do na risjellë dramën Covid të pranverës që shkoi

15 Shtator 2020, 16:54

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i përfshirë me fondacionin e tij në Aleancën për Vaksinën me 1.6 miliardë dollarë, ka deklaruar se nëse shtetet nuk marrin masa për respektimin e protokolleve shëndetësore. Dimri i ardhshëm do të sjellë pasojat dramatike të pranverës që shkoi.  

Gjithsesi, ai është shprehur optimist se të paktën tre vaksina në zhvillim do të autorizohen deri në fund të vitit, megjithëse do të duhet të presim deri në vitin 2022 për të parë fundin e vërtetë të virusit.

Deklarimet e Gates vijnë një ditë pas atyre të shprehura nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH për Europën, Hans Kluge i cili tha se vdekjet nga infeksioni i Covid në kontinentin europian do të rriten midis tetorit dhe nëntorit, duke e bërë gjithçka edhe më të vështirë.

Dje gjithashtu OBSH regjistroi një rekord të ri ditor të rasteve globale: në të gjithë botën infeksionet ishin 307.930, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet totale të regjistruara në botë janë rritur në mbi 928 mijë kurse totali i të prekurve mbi 29 milionë