Milo-Oketës: Me këtë sistem nuk vini kurrë në pushtet! PS siguron mandatin e tretë

3 Qershor 2020, 23:08

Për Paskal Milon partitë politike nuk e duan një reformë gjithëpërfshirëse. Në emisionin 'Repolitix', Milo tha se me ketë sistem Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, ndërsa Partia Socialiste siguron një mandat të tretë.

"Dy partitë e mëdha politike nuk duan një reformë gjithë përfshirëse. Në 2008 bënë një masakër nisur nga interesat e momentit. Kjo ka çuar që demokracia në Shqipëri të jetë shumë e çalë. Në vend që të bënim përpara kemi bërë prapa në parimin themelor të demokracisë që është vullneti i popullit të shkojë dhe të reflektohet në një përfaqësim direkt të vullnetit të popullit të shkojë dhe të reflektohet në një përfaqësim direkt. Ne nuk kemi përfaqësim direkt të vullnetit të popullit në këtë kuvemnd. ne kemi deputetë të emëruar nga kryetari i PS. Që këtu është cënuar parimi themelor i ndërtimit të një demokracie dhe për fat të keq dy partitë politike edhe LSI tre sot nuk duan ta ndryshojnë sistemin. Ndryshimi i sistemit i heq atyre privilegjet që kanë siguruar në këto vite. Ata kanë hallin e pushtetit dhe gjithsecili mendon se do ti vijë radha. PS ndodhet në pushtet prej 7 vitesh. Ka mjaftueshmërisht arsye të besohet se nëse qëndron ky sistem që është PS do të shkojë për të fituar një mandat të tretë. Opozita për mendimin tim, bën gabimin fatal që kërkon kompromis. Ajo duhet ta kishte bërë kauzë të fortë ndryshimin e sistemit. Me këtë sistem kjo opozitë nuk do të vijë kurrë në pushtet. Opozita do vinte në pushtet në rast se do të ndryshonte sistemi sepse do të zhbënte piramidën që ndihmon qeverinë ky lloj sistemi që kemi", tha Milo.

Nga ana e tij, ish-deputeti i PD, Gazment Oketa u shpreh i bindur se nëse bëhen zgjedhje ata vijnë në pushtet.