Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 5 persona, dy prej tyre rëndë

19 Prill 2019, 16:45

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot- Rrëshen. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë 5 të plagosur, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Raportohet se dy të plagosurit, të cilët kanë marrë plagë të rënda janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.