Minatorët protestojnë para kryeministrisë, përplasen me njëri-tjetrin

1 Maj 2019, 19:00

Në ditën ndërkombëtare të punës, minatorët janë mbledhur përpara kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më shpejt të statusit të minatorit dhe kushte të mira pune.

Protesta e tyre ka nisur më përplasje pasi minatorët patën konflikte me njëri-tjetrin.

 Një grup minatorësh u konfliktuan me Fiqiri Xibrin, i cili qëndron në krye të protestave të minatorëve. Sipas këtyre të fundit, Fiqiri Xibri nuk i përfaqëson pasi ka lidhje me politikën.

m.v.