Ministrat Anila Denaj dhe Eduard Shalsi i përgjigjen kërkesës së sipërmarrësve dhe bizneseve për interpelancë përmes platformës së bashkëqeverisjes

24 Tetor 2019, 09:55

Ministrat Anila Denaj ditën e sotme u është përgjigjur kërkesave të sipërmarrësve dhe bizneseve për interpelancë përmes platformës së bashkëqeverisjes për procesin e fiskalizimit, ecuria, sfidat dhe risitë që do të sjellë në formalizimin dhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Në këtë takim ishte edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimi.

Në këtë mbledhje ministrja Denaj ka thënë se që nga 1 janari do të nisë fiksalizimi për të gjithë bizneset në vend. Duke iu përgjigjur shqetësimit të bizneseve, ministrja Denaj ka thënë se fiskalizimi nuk do të bëhet në mënyrë direkte por e shtrirë në disa faza, deri në fund të marsit të 2021.

Ndër të tjera ministrja Denaj ka thënë se me anë të aplikacionit të fiskalizimit do të synohet ulja e informalitetit.

"Fiskalizimi ka për detyrë që të dhënat të vijnë në kohë reale. Projektligji nuk ka vetëm efektin e kohës reale por edhe marrëdhëniet biznes klient, që do të pasohen biznes biznes  dhe biznes me të gjitha detyrimet me faturat investimeve publike. Në 2021 do të kemi sigurimin e elektonizmit të faturës. Me anë të një aplikacioni. Kemi 70-100 grupe që janë të gatshëm të punojnë me aplikacionet. Ky aplikacion i ri do të jetë në çdo kasë fiskale.  E rëndësishme është që përdorimi i teknologjisë në kohë reale është jo vetëm marrje informacioni por edhe lehtësim pune. Së pari synohet rritja e efektivitetit në analizën e të dhënave. Po kjo tashmë bëhet në kohë reale dhe puna e administratës tatimore do të jetë me e lehtë. Do të ketë më pak kontrolle si vitet e shkuara. dukësh ka informalitet por do të ngushtohet me përdorimin e këtij sistemi.  Nga data 1 janar deri në 2021 do të fillojmë më faza graduale. Nuk do të ketë pasiguri por përshtatshmëri të madhe. " Ka thënë Denaj.

Më pas ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi  ka thënë se faza e fiskalizmit do të jetë e suksesshme dhe do të sjellë ndryshime.

"Në këtë kuadër dialogimi do të jetë më e lehtë zgjedhja e përbashkët. Kemi patur debat prej disa muajsh. Kemi bërë ndryshime ligjore për çështje të caktuara. Por me dialogun që kemi vendosur jemi shumë afër zgjidhjes." ka thënë Shalsi.