Ministri Balla: Krimet kibernetike s’njohin kufi! Rritje e numrit të ekipeve të operacioneve të përbashkëta

11 Qershor, 11:18

Sfidat me të cilat përballet sot Europa dhe jo vetëm, janë krimet kibernetike.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Taulant Balla nga fjala e tij, në Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën.

Balla evidentoi punën e bërë nga Shqipëria për të qenë një vend më i sigurt, ndërsa shtoi se vendi ynë është partnere e besuar e INTERPOL.