Ministri Bledi Çuçi: Nuk mund të bllokojmë importet, jemi pjesë e marrëveshjes CEFTA

21 Prill 2020, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 14:25:48

Ministri Bledi Çuçi gjatë një interviste me Skype për gazetaren Aida Tancica tha se nuk mund të mendohet bllokimi i importeve, nuk mund të ndodhë pasi Shqipëria është pjesë e marrëveshjes me CEFTA-n. "Nuk mundet ta bllokojmë. Nëse do silleshimin kështu, ne nuk do shisnim domate as në Ballkan as në Evropë, as luleshtrydhe, po të kishin këtë logjikë, atëherë do i shihnit kanale me produkte mikse të mbushura me produkte shumë të freskëta dhe të mira. Ne kemi marrëveshje ndërkombëtare CEFTA që jemi të detyruar t'i zbatojmë se jemi bërë me dëshirë palë, ashtu sikundër kërkojmë ta zbatojnë me përpikëri edhe shtetet e tjera?", tha Çuçi.