TIRANË- Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, në një komunikim të drejtpërdrejtë për Report Tv ka prezantuar planin e masave ekonomike që ka marrë vendi fqinj, i cili ka bërë me dije se janë pak a shumë të ngjashme me Shqipërinë. Punonjësve të bizneseve që kanë pësuar më shumë pasoja nga COVID-19, kryesisht hoteleri-turizëm, grastronomi etj u është caktuar një pagë minimale prej 220 euro e ndërsa ka bërë me dije se qeveria i ka urdhëruar që të mos firmosin ndërprerje të detyrueshme të punës, pavarësisht presioneve nga punëdhënësi.