Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu mbërrin në Tiranë, pritet nga Gent Cakaj

12 Shkurt 2020, 10:25 | Përditesimi i fundit: 2020-02-12 14:45:36

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, rreth orës 08:30 ministri në detyrë, Gent Cakaj ka pritur në zyrë Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas mediave të huaj, Çavusoglu tha se do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë, mundësitë e bashkëpunimit. Në këtë takim gjithashtu pritet  të diskutohen edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.