VORE- Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka mbërritur në kampin e Vorës. Bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ambasadorin italian Alberto Cutillo dhe atë të BE në Shqipëri Luigi Soreca, ai ka vizituar çadrat ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ai ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.Ai do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë