Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë ngushëllimi në familjen e Klodjan Rashës

20 Dhjetor 2020, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2020-12-20 12:24:46

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkuar për vizitë në shtëpinë e familjes Rasha, për ngushëllim lidhur me vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, më datë 8 dhjetor në një rrugicë afër lagjes së tij. Vizita ka zgjatur vetëm 10 minuta.

Çuçi është i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policis së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.