Kryeministri Edi Rama vlerësoi ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakaj, si një nga djemtë më të ditur dhe sipas tij i denjë për të mbajtur këtë detyrë të rëndësishme. Kreu i qeverisë u shpreh kundër kritikave që lidhen me vendlindjen apo moshën e Cakajt. Rama solli në vëmendje se disa vite më parë ministër i Jashtëm ka qenë edhe Aldo Bumçi, sipas tij për t'u harruar, ndërsa në rastin e Cakajt ka vepruar bazuar në meritë. "Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë se ju keni thënë fjalë në jetën tuaj. CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër. Nëse nuk është në websiten e ministrisë së Jashtme është gjëja më e thjeshtë në botë. Të jeni i sigurt se zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si unë dhe si ti, si të gjithë. Neveris çdo kënd nënvizon 'kosovarin' si arsye për të kontestuar zgjedhjen. E neveris këtë. Mosha duhet diskutuar? Ka pasur raste të tjera ministrash të jashtëm, apo ministrash në fusha të tjera në vende shumë më tepër peshë dhe kanë pasur sukses, ose nuk kanë pasur sukses por jo se kanë qenë të rinj. Të jeni të bindur se zgjedhja është bërë për meritë dhe për aftësi. Nuk ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ky vend ka pasur ministër Aldo Bumçin dhe nuk ka bërë asnjë debat. Ky vend ka pasur barrën të mbajë Aldo Bumçin si ministër të Jashtëm... Politika shqiptare ka pasur luksin ta emërojë ministër të Jashtëm... Por është konsideruar krejt normale. Sot kontestohet një nga djemtë më të ditur që ka gjenerata e re shqiptare", tha Rama, duke paralajmëruar se do kemi ministra të tjerë nga Kosova dhe diaspora që do bëhen pjesë e kabinetit shqiptar. "Jam krenar që pas Hasan Prishtinës të kemi edhe dy të tjerë që hyjnë në qeveri. Do mësoheni me ministra nga Kosova dhe diaspora".
Ministri i ri i Jashtëm, Rama: Një nga djemtë më të ditur, ky vend ka pasur barrën të mbajë ministër Aldo Bumçin...
No videos found.