Ministri Klosi aksion pastrimi në Sarandë: Të ndërgjegjësohet komuniteti

20 Gusht 2019, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2019-08-20 17:56:21

Ditën e sotme ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qenë i pranishëm në aksionin  e nismës së Smile Albania për të pastruar zonën nga Butrinti në Sarandë. Ky segment është nja nga segmentet më të populluara nga turistë vendas dhe të huaj për shkak se kryehet lëvizja nga Saranda, Butrinti dhe Ksamili.

Sipas Klosit, kjo nismë nuk ka qëllim vetëm që të pastrojë rrugën por edhe të ndërgjegjësojë komunitetin se pastërtia është një diçka që tërheq turistët dhe i bën të ndihen mirë. Së bashku me Klosin ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma i cili ashtu si ministri Klosi u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen në pastrimin e komunitetit ku ata jetojnë.

Jemi në kulmin e sezonit turistik. Butrinti është nga më të rëndësishmit, dhe të rinjtë e Smile Albania nga Butrint në Sarandë kanë pastruar së bashku me punonjësit e bashkisë së Sarandës. Duhet të ndërgjegjësohet qytetarët dhe bizneset. Kryetari i bashkisë ka marrë një angazhim për të pastruar Sarandën. Saranda sot është shumë e pastër. Ka mbi 150 mijë turistë çdo ditë. Dhe kontributi është më se i nevojshëm." ka thënë Klosi.

Ndërsa Gurma ka thënë: Nga metozhi në kanalin e Çukës. Segment që përshkohet nga mijëra tursitë nga Saranda në Ksamil. Ka qëllim ndërgjegjësimin për të pastruar. Bëjmë thirrje për ndërgjegjësim. Aseti jonë eshte turzimi. Smile Albanian."