Ministri Klosi në aksionin e pastrimit në plazh: Kërkoj angazhimin e shoqërisë civile

30 Mars 2019, 22:30

Në prag të fillimit të sezonit turistik, Ministria e mjedisit dheTurzimit ka nisur të marrë masat e para. Deri në fillim të sezonit do të organizohen operacione pastrimi në të gjithë zonat bregdetare të vendit, pasi situata ambientale nuk është në nivelin e duhur.

Ministri Blendi Klosi kërkoi angazhimin e pushtetit lokal dhe shoqërisë civile për të ndryshuar situaten e deritanishme.

Këto deklarata Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i bëri nga Shëngjini ku u organizua një aksion pastrimi në zonen e Ranës së Hedhun, pikërisht në vendin ku do të organizohet në fund të muajit maj "Unum Festival".

Në këtë zonë  do të realizohen një sërë ndërhyrjeshe për të ofruar kushte, me qëllim që ky event ndërkombtar që organizohet në vendin tonë ti përmbushë pritshmËritë e organizatoreve.