Ministri Lleshaj në Rinas, përcjell efektiven drejt spitalit në Turqi, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë

24 Nëntor 2018, 00:46 | Përditesimi i fundit: 2018-11-24 00:54:30

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm në aeroportin e Rinasit për të përcjellë drejt Turqisë Ina Nukën, efektiven e plagosur rëndë në protestën e dhunshme të opozitës një ditë më parë para Kuvendit. 24-vjeçarja shoqërohet nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. 

Përpara hipjes në avion, Lleshaj ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me nënën e polices të cilës i ka kërkuar të bëhet e fortë sepse Ina do të bëhet më mirë. "Bëhu e fortë, sepse ajo na ka bërë ne në gjendje të fortë dhe do të bëhet mirë", i drejtohet Lleshaj nënës së Inës e cila është në lot.

Policja e plagosur është nisur sot në mbrëmje për në Turqi ku do t'i mundësohet një ndërhyrje e specializuar për dorën e dëmtuar. Për kurimin e saj urgjent jashtë vendit ndërhyri vetë kryeministri Edi Rama i cili e vizitoi dy herë në spital ditën e djeshme.

    No videos found.