Ministria e Arsimit: Nesër mësuesit në punë! Shkolla në Durrës fillon më 9 dhjetor, në Tiranë me 4 dhjetor

1 Dhjetor 2019, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2019-12-01 14:10:03

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikatë për mediat është shprehur se ditën e nesërme në të gjitha shkollat, mësuesit nesër duhet të paraqiten në punë. Kjo sipas ministres vjen në mënyrë që të përgatitet nisja e mësimit në të gjitha shkollat e vendit.  Ndërsa për sa i përket fillimit të shkollë në qarkun e Durrësit do të fillojë më datë 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë dhe Lezhë do të fillojë më 5 dhjetor, me opsion shtyrje.  Ndërsa për sa i përket datave të pushimit duhet të rishikohen për të zëvendësuar për të marrë veten me mësimin dhe orët e anuluara.

Për sa i përket qarkut të Durrësit, ministrja Besa Shahini ka deklaruar se mësuesit që mund të mos paraqiten nesër në punë do të mirëkuptohen për shkak të situatës më të rëndë pas tërmetit, ndërsa për qarkun e Tiranës, kthimi në punë i mësuesve ditën e nesërme është i detyrueshëm dhe do të monitorohet.

Shahini është ndalur edhe tek gjuha e shifrave duke thënë se në qarkun e Durrësit e të Lezhës  janë 26 shkolla të dëmtuara të cilat do të trajtohen dhe do të rregullohen në raste të tjera, do të bëhet zhvendosja e nxënësve. ndërsa në qarkun e Tiranës sipas Shahinit, shkolla të dëmtuara janë 23.

Në shkolla sipas ministres së Arsimit mësuesit do të kenë një program dhe një plan evakuimi nëse do të ketë serish lëkundje. Po kështu nxënësit me anë të videove do të njihen me metodat se si të sillen në një situatë tërmeti në mënyrë që ata të mos kenë panik dhe kaos në raste lëkundjesh.

Po kështu në shkolla do të ketë edhe psikologë për fëmijët në mënyrë që të përballohen të gjitha situatat pas dramës që kanë kaluar.