Ministria e Arsimit: Viti i ri shkollor nis më 14 shtator! Mësim plotësues për ata që s'mundën online nga 31 gushti

20 Gusht 2020, 15:35

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se viti i ri shkollor do të nisë në datën 14 shtator.

Ndërkohë, përgjatë periudhës 31 gusht deri më 11 shtator do të zhvillohen orë mësimi të gjuhës shqipe dhe të matematikës, për ata që kanë humbur mësimin online gjatë kohës së pandemisë. Ministria e Arsimit sqaron se do të ruhen të gjitha masat anti- COVID.