Ministria e Brendshme jep të dhëna zyrtare për dëmet dhe banesat që do shemben në qarkun e Durrësit

4 Dhjetor 2019, 19:20

Deri në orën  17:00 në qarkun e Durrësit janë inspektuar 4151 objekte, nga ku kanë rezultuar 1735 të pabanueshme, e ndërsa 268 do shemben në ditët në vijim. Në deklaratën për mediat nga Bashkia e Durrësit, zv. ministrja Rovenda Voda ka bërë me dije shifrat zyrtare, nga ku bëhet me dije se 338 persona kanë telefonuar në tre numrat e gjelbër, më specifikisht Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1. Nga këto telefonata, pjesa më e madhe e tyre, 297 kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë. Ndërkohë për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

Deklarata e plotë
QENDRA E RE DISPEÇER

Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 338 (Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1).
Shumica dërrmuese prej 297 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për t'u prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t'u prishur;
Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228  për t'u prishur;

Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.

PUNA NË TERREN
Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:
27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat: 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe; 17 objekte në Bashkinë Durrës.

Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës.
Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.

Në Thumanë:
Në vijim të deklaratës së orës 13:30 ku njoftuam për ecurinë e punës në terren konfirmojmë se u shemb Shkolla 9-vjecare "Ramazan Jangozi", objekt 2-katësh.

    No videos found.