Ministria e Shëndetësisë jep detaje lidhur me viktimën e parë me koronavirus

11 Mars 2020, 15:00

Në një dalje për mediat, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur viktimën, që humbu jetën në spitalin e Durrësit nga koronavirusi.

"Të shpreh ngushëllimet e së ndjerës. Nuk mundi të mbijetojë si pasojë e komplikaconeve nga sëmundjet që vuante prej vitesh, kishte çregullime të ritmit të zemrës, sëmundje kronike të mushkrive, kishte patologji të teroideve dhe kishte kryer bypass kardiak. Ishte në grupin e sëmundje, që ku preken janë ata që cedojnë më shpejt. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, nuk mundi të mbijetojë. Është trajtuar në mënyrë të izoluar në spitalin e Durrësit. Është kërkuar paradite transferimi në Tiranë, kur po merreshin masat të transferohej gjendja e saj u përkeqësua. Ky virus prek kryesisht moshat e mëdha dhe ato që vuajnë nga sëmundjet kronike. U bëjmë thirrje edhe një herë qytetarëve që të bashkëpunojnë me stafet mjekëosr.e Kush ka një histori udhëtimi të vetëkarantinohet, t'i kufizojmë lëvizjet sa më shumë të jetë e mundur", tha ajo.