Ministria e Shëndetësisë: Kufizohen operacionet e planifikuara...përveç urgjencave

9 Mars 2020, 13:39

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se janë kufizuar dhe ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

"Kufizohen dhe ndalohen e ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës", bëri me dije Manastirliu.