Ministrja Balluku: Autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë

10 Korrik 2020, 15:37

 “Sa të jem ministër gjithmonë do ta promovoj. Për mendimin tim ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës”, ka thënë ish-ministri Damian Gjiknuri në shtator 2018.

Idenë e paraardhësit të saj të shumëkundërshtuar nga opozita, e rrëzon ministrja aktuale. Belinda Balluku tha ekskluzivisht në Report Tv, se autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë për qytetarët.