Ministrja Balluku: Projekti i Unazës së Madhe nuk anulohet por mund të korrigjohet

5 Shkurt 2019, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2019-02-05 15:48:12

TIRANE-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku përmes një deklarate për mediat u shpreh sot se është e hapur për rishikimin me qëllim përmirësimin e projektit të lotit të tretë të Unazës së Re, por kurrsesi anulimin. "Sot kam dalë në këtë komunikim mbi nevojën për ti dhënë fund aludimeve mbi projektin e Unazës së Re për ti bërë qartë kujtdo se projekti është i përmirësueshëm, por jo i bllokueshëm apo anulueshëm. Nuk mund të merret peng nga askush. Informoj se loti i dytë dhe i tretë vijojnë sipas procedurave, procesi i shpronësimeve është në vijë sipas ligjit. Familje në mes të katër rrugëve edhe kur nuk e kanë një titull pronësie ne nuk do të lemë. Prishja e godinave që pengojnë projektin do të vijojnë. Vetëm pak ditë më parë bashkia e Tiranës ka kaluar 8 plane zhvillimi për parcela buzë unazës, që u japin banorëve mundësinë e zhvillimit të pronës, kur janë pa dokumente.

Kam vendosur krijimin dhe zhvillimin e një tryeze me bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do të vlerësojnë projektin e lotit të tretë, duke mos përjashtuar edhe rishikimin e tij, nëse ka vend për një rishikim që e përmirëson projektin, që gjë do ta bëjmë në cdo projekt që dalin probleme. Fokusi i këtij vlerësimi do të jetë te nyja strategjike e quajtur e shqiponjës, ku cdo marzh sado i vogël përmirësimi do të konsiderohet me shumë seriozitet. ARRSH i kam kërkuar që të përgatitet që cdo garë të jetë para kamerave dhe publikut. Dy projektet e PPP, Milot-Baldren dhe Orikum-Llogara do ia përcjelle qeverisë dhe pastaj parlamenti mbi shifrat pas debateve". Reagimi i ministres erdhi pas kërkesës së Presidentit për anulimin e projektit.