Ministrja Denaj: Në 2021 do të marrim 63.5 mld lekë borxh, rritja ekonomike 5.5%

26 Tetor 2020, 20:36

Zbret në Komisionet parlamentare projektbuxheti i vitit 2021 ku ministrja e Financave vendosi si objektiv një rritje ekonomike të konsiderueshme për vitin e ardhshëm pavarësisht pandemisë.

“Rritja në vitin 2021 të jetë 5.5%. Rritja ekonomike do të nxitet nga kërkesa e brendshme. Konsumi do nxitet nga përmirësimi i besimit të konsumatorit dhe rritja e punësimit. Në vitin 2021, të ardhurat totale të buxhetit parashikohen të arrijnë 479 miliardë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 437 miliardë lekë dhe brenda zërit të ardhurave tatimore, të  ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 311 miliardë lekë”, tha Denaj.