Ministrja e Arsimit: Nesër pushim për të gjithë shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

22 Shtator 2019, 22:19

TIRANË- Të gjithë shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, zonat më të prekura nga tërmeti, do të jenë pushim. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në një konferencë për mediat, ku theksoi se ky vendim ka ardhur si pasojë e gjendjes jo të mirë psikologjike të disa fëmijëve dhe prindërve pas tërmetit.