Ministrja e Drejtësisë firmos urdhrin e ekstradimit të 'xhaxhait' nga Dibra!

12 Nëntor 2020, 13:37 | Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:14

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinit, i njohur ndryshe me pseudonimin “xhaxhi “.

61 vjeçari dyshohet se është pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Brenda datës 25 nëntor 61 vjeçari do të niset drejt Italisë. Kurse Ardian Çekini i njohur si krahu i djathtë i Bujar Sejdinajt, i cili ka vepruar bashkë me të në të njëjtin grup kriminal, mësohet se është ekstraduar.

Bujar Sejdinaj nga Dibra u arrestua në datë 24 korrik 2020. Por për cfarë akuzohet Sejdinaj? Në fund të korrikut ai u arrestua në kuadër të një operacioni të nisur në 2007.

peracioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica. Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco" u prangos në 24 korrik.

 Ai akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

b.ha./Shqiptarja.com