Procesi i Vetingut i rëndësishëm për zgjedhjen e organeve në sistemin e drejtësisë dhe krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, të cilët do të bëjnë të mundur krijimin e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit që është dhe prioritet i qeverisë, tha Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Gjonaj raportoi në komisionin e ligjeve për rekomandimet e qeverisë në luftën kundër kriminalitetit. “Për vitin 2018 qeveria ka kërkuar përmirësimin e kuadrit ligjor për drejtësinë penale për të miturit, si dhe janë dhënë rekomandime për rritjen e kapaciteteve profesionale që merren më këtë kategori”, tha Gjonaj.
Ministrja në fjalën e saj e vendosi theksin te hetimet pro aktive nga prokuroria, që sipas saj kanë qenë shumë të vogla.
Ministrja tha se nga të gjitha hetimet në total për 2017, vetëm 0.33% e të numrit total (140 raste) kanë qenë pro aktive dhe nga këto, vetëm 46 për korrupsion. Gjithashtu ministrja akuzoi ish-prokurorin e përgjithshëm Llalla se me mos funksionimin e njësisë së inspektimit të prokurorisë u bllokua vettingu.
Gjatë vitit 2017 nuk ekzistoi njësia për inspektimin e prokurorëve, bllokoi vettingun. Procesi u zhbllokua vetëm në shkurt të 2018. Ministrja e Drejtësisë vlerëson se duhet të forcohen kapacitetet profesionale të njësisë së dekriminalizimit. Është e ulët ndjekja e raste kryesisht, 0.33% në raport me të gjitha çështjet, për vitin 2017. Qeveria e ka rekomanduar edhe në 2018 për të evidentuar këto probleme.
Lidhur me cilësinë hetimeve për zyrtarët e lartë, MD vlerëson se edhe në 2017 ka pasur pak ndjekje të suksesshme. Lidhur me hetimet pasurore dhe asetet e konfiskuara, MD vlerëson se numri i rasteve të dërguara për gjykim është i ulët. Përsa i përket luftës për krimin e organizuar, bashkëpunimi prokurorisë me institucionet e tjera nuk ka qenë në nivelet më të mira. Për 2017, nga 320 procedime vetëm 36 janë dërguar për gjykim.
