Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar disa vendime të Këshillit të Ministrave për energjinë elektrike. Balluku tha se është kaluar projektvendimi që prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike të paguajnë disbalancat. Ndërsa në Korçë do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike, ku secili prodhon nga 20 MWH dhe 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit do t’i jepet shtetit shqiptar.
