Ministrja e Financave bën ‘bilancin’: 10 bashki me probleme financiare, 2 në prag falimenti! Brenda datës 15 korrik duhet të dorëzoni planin për përmirësim financuar

17 Qershor 2022, 12:06

Ministrja e Financave ka bërë bilancin e bashkive me probleme finnaciare. Ajo tha se 10 prej tyre paraqiten me probleme, 14 në vështirësi, ndërsa 2 janë me probleme serioze. Ibrahimaj tha se bashkitë me probleme financiare deri më datë 15 korrik kanë kohë për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave

"Të ardhurat vendore janë rritur në bazë ët gjerë si nga ato të transferuara nga pushteti qendror por edhe të mbledhura nga vetë bashkia. Taksa e pasurisë këtë vit fillon proces ndryshe. Është duke u pilotuar në 9 bashki. Nuk ka pasur performancë të mirë sa të tjera. Duke punuar për të hartuar një ligj të ri të taksës së pasurisë që pritet të fillojë diskutimin gjatë pjesës së dytë të vitit", tha Ibrahimaj.