Ministrja e Financave Denaj për Report TV: Ja kategoritë që përfitojnë nga paketa e dytë financiare

14 Prill 2020, 13:00

Ministre e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, në një intervistë për Report Tv me gazetaren Aida Tancica tha se në paketën e dytë financiare përfitojnë 176 mijë persona të cilët do të marrin vetëm një pagesë prej 40 mijë lekësh. Ata do ta marrin në dorë këtë pagesë duke filluar nga data 20 prill.

Tek kjo paketë e dytë përfshihet për herë të parë biznesi i madh, por edhe biznesi i vogël me deri në 14 milionë lekë xhiro, që lejohej të qëndronte hapur, por që është prekur në fitim për shkak të qarkullimit më të vogël të qytetarëve dhe masave kufizuese.

Paketa e dytë është një zgjerim i paketës së parë, me fokus individët që përfitojnë një shumë prej 40 mijë lekësh e klasifikuar jo vetëm për biznesin e vogël, por edhe për biznesin e madh, duke futur në analizë gjithë bizneset që vetëm janë mbyllur por që kanë pasur edhe një afektim. Numri total është 176 mijë persona përfitues, i ndarë në disa kategori. Janë gati 100 mijë persona që do të marrin 40 mijë lekë individualisht