Ministrja e Jashtme: Shqipëria dhe vendet e BE po bëjnë përpjekje për strehimin e 7 milionë ukrainasve

16 Qershor 2022, 18:15

Vendet e Bashkimit Europian, ashtu edhe Shqipëria po bëjnë përpjekje për të mundësuar strehimin e 7 milionë ukrainas, të cilët janë larguar nga sulmet barbare të Rusisë në Ukrainë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat, pak para takimit të Këshillit të Sigurimit, theksoi edhe njëherë se vendi ynë i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.