Ministrja e Kulturës i përgjigjet Zhupës: Nuk ke pyetje konkrete! Do të ndezësh llambushka të një publiciteti shterpë me kauza të munguara

9 Qershor 2022, 11:23

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD Ina Zhupa, e cila e ka thirrur në interpelancë për çështjen e Butrintit duke i thënë se “është ndezur llampushka e një publiciteti shterpë”. Më pas jep sërish detaje se çfarë do të ketë projekti i Butrintit duke nisur nga marrëveshja deri te paratë që do të investohen.