Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitë zyrtare në Pentagon

19 Prill 2019, 09:44

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Ministrja e Mbrojtjes i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar. Sipas saj, fati i rajonit do të kishte qenë ndryshe pa mbështetjen e aleatit strategjik.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha ministrja Xhaçka.