Ministrja gjermane, e besuara e Merkel, emërohet presidente e KE. Bie Weberi, shpresa e Bashës

3 Korrik 2019, 15:08

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian. Vendimi u mor në takimin e nivelit të lartë në Bruksel. Von der Leyen ishte e besuar e Merkel në këtë kandidaturë, ndërsa është mbështetur nga shumë shtete të fuqishme të BE. Ursula von der Leyen, të jetë pasardhësja e Presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker. Megjithatë vendimi duhet votuar edhe në Parlamentin Europian.

Më parë ishte politikani i i djathtë Manfred Weber ai që hoqi zyrtarisht dorë në momentet e fundit nga pretendimi për të marrë postin e Presidentit të Komisionit të BE. Zëdhënësi i tij i bëri të ditur agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, se ai e dorëzoi mandatin si kandidat kryesor për Partinë Popullore Europiane. Në mbështetje për Weber ka lobuar edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, që  e kishte shpallur si kandidat ideal edhe gjatë mitingjeve të protestave të zhvilluara në Tiranë këto javët e fundit. Basha kishte investuar në emrin e Weberit, duke shpresuar që emërimi i tij t'i dhuronte një aleat të fortë në krye të Bashkimit Europian. Por kjo nuk ndodhi. Nga ana tjetër ministrja e mbrojtjes që doli fituese është një bashkëpunëtore e ngushtë e kancelares, Angela Merkel, që deri tani ka shprehur mbështetjen e saj të hapur për kryeministrin Edi Rama.

Emërimin e Von der Leyen si presidente e Komisionit Europian e ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Ndërkohë ekspertja monetare francez Christine Lagarde u emërua shefe e Bankës Qendrore Evropiane ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së.

Po kështu italiani David Sassoli është zgjedhur kryetar i Parlamentit Evropian. 63 vjeçari, u zgjodh pas dy raunde votimesh në sesionin e parë të punës së parlamentit që doli nga zgjedhjet e muajit maj.

    No videos found.