Ministrja Xhaçka: Situata me përmbytjet është nën kontroll! Nuk ka pasur probleme si vitet e kaluara

26 Shtator 2020, 16:12

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim për mediat foli mbi situatën e motit që keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit. Ajo tha se situata me përmbytjet është nën kontroll ndërkohë që nuk ka pasur problematika si vitet e kaluara.

"Situata deri tani paraqitet e qetë. Vendet që kanë pasur probleme nuk duket se do ti paraqiten problemeve të përvitshme. Edhe në vendet pranë lumenjve nuk do të kemi situata të njëjta si në vitet e kaluara pas daljes nga shtrati i lumenjve" - tha Xhaçka.