Minorenët shqiptarë të parët në listën e emigrantëve në Itali

30 Shtator 2020, 15:21

Edhe pse vendi ynë nuk është i përfshirë në gjendje lufte, apo konflikte ushtarake Shqipëria mbetet vendi i cili ka numrin më të lartë të emigrantëve minorenë të pashoqëruar që kërkojnë strehim në Itali, raportohet në raportin e fundit të publikuar me 31 gusht.

Numri i tyre kapërcen numrin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar që mbërrijnë nga Bangladeshi, Egjipti, Pakistani, Tunizia .