Minoritetet në Shqipëri, Dule: Duhet mentalitet pozitiv për të njohur të drejtat e tyre

7 Dhjetor 2018, 22:16

Ligji i vitit 1999 për të drejtat e njeriut për komunitetet minoritare në vend nuk ndihmon por ia kufizon të drejtat që duhet të gëzojnë. Gjatë një takimi për të drejtat e minoritetit kreu i PBDNJ. Vangjel Dule u shpreh se minoritetet nuk kanë mbrojtje me ligjin aktual dhe kanë frikë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dule thekson se nuk duhet vetëm ligji që ata të jenë të mbrojtur por duhet dhe një mentalitet pozitiv për integrimin e tyre.

Flasim për të drejta, flasim për mentalitet, por të drejta që duhet t'i gëzojë kush? Do t'i respektohen kujt, mentalitet ndaj cilit? Kush janë pjesëtarët e minoriteteve etnike në Republikën e Shqipërisë? Një pjesëtar i minoritetit nuk mund të ketë të drejtë?! Është interes kombëtar i Shqipërisë mosrespektimi i të drejtave të minoriteteve? Është në dëm të interesave të Shqipërisë nëse minoritetet ngrejnë zërin për respektimin e të drejtave të tyre!? Përkundrazi, jep imazhin e një vendi bashkëkohor.

Vangjel Dule, Kreu i PBDNJ-së

Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë takimit është dhe mungesa e të dhënave se sa persona të këtyre komuniteteve minoritare jetojnë aktualisht në vend. Dule kërkoi një zë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve minoritare.