Kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për gazetarët është shprehur se Kosova është futur në një rrugë qorre dhe kjo nuk i shërben aspak zhvillimit të saj dhe integrimit. Sipas Ramës ka 5 vjet që diskuton e dialogon me Serbinë dhe se në këtë samit nuk kishte asnjë kusht që e cënonte. Ndër të tjera Rama është shprehur se të gjithë miqtë e Kosovës përfshirë SHBA dhe BE ishin në tryezë dhe mbështesin nsimën por Kosova përsëri nuk u bashkua.
"Të gjithë patriotëve në Facebook që bëjnë sikur kanë rënë nga qielli, ka të paktën 5 vjet që janë në tryezë me Serbinë dhe në gjithë formatete në Berlin në Londër në Sarajevë dhe duket sikur është hera e parë që bëhet një takim për ata që udhëheqësit e Kosovës kanë rënë dakort. Kanë ngrënë e kanë pirë në darka e dreka pune dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga pavarësia. Kjo do të thotë që jetojnë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës me bomba e SHBA dhe të shumë vendeve të BE ndërkohë që BE dhe SHBA,ishin në tryezë Kosova mungon. Kosovës nuk i janë vënë kushte dhe nuk kemi ndryshuar qasje për tu njohur edhe nga Serbia. Por ka hyrë në një rrugë qoarre, po humb respekt reputacion dhe mbështetje. Në të gjithë këtë përpjekje që nuk ka qenë dakort. Procesi i Berlinit, Cefta, Nisma Rajonale të gjitha." tha Rama.
'Miqtë, SHBA e BE ishin në tryezë, por Kosova sërish mungoi', Rama: Kanë zgjedhur një rrugë qorre
No videos found.