Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Lleshaj: Krimi në nivelet më të ulta në dekadë! Maliqi: Mos paç fatin e Tahirit!

15 Tetor 2020, 16:48 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 16:48:52

TIRANË-  Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi akuzoi ministrit e Brendshëm, Sandër Lleshaj  për rritjen e kriminalitetit në vend, duke shtuar se kryeministri Edi Rama po e përdor dhe se sipas tij ai mund të ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në përgjigje, ministri Lleshaj, e sfidoi Maliqin të tregojë pse u largua nga rradhët e policisë. Duke e ironizuar Maliqin, Lleshaj shtoi se ndjen keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ai. Nga ana tjetër u ndal duke dhënë shifra konkrete mbi kriminalitetin në vend. Këtu shtoi se shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme, ku ndërsa citoi raporte ndërkombëtare ai tha 75% e qytetarët sot mendojnë se ndihen të sigurtë dhe se niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në dekada, ndonëse ende larg pritshmërive tona.