Miratohen dy Akte Normative/ ‘Ekonomia’ pro shtyrjes se qirave dhe tatimit të thjeshtuar

13 Prill 2020, 17:52

Komisioni i ekonomisë dhe financave ka miratuar dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për shtyrjen me dy muaj të pagesës së qirasë për dy muaj si dhe aktin normativ për shtyrjen e pagesave të kësteve të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset me xhiro vjetore 5 deri në 8 milionë lekë. Janë rreth 13 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e parapagesës së tatimit të thjeshtuar që është në masën e 5%.