Miratohen me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Rama konfirmon shumicën e cilësuar, ja opozitarët që votuan pro (EMRAT)

5 Tetor 2020, 20:33 | Përditesimi: 5 Tetor 2020, 20:33

Shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 me Kodin e ri Zgjedhor, që reflekton edhe një nga kërkesat e tyre, listat e hapura. Parlamenti ka miratuar më 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim ditën e sotme ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke përmbyllur në këtë mënyrë një rrugëtim të gjatë të Reformës Zgjedhore, një reformë kyçe jo vetëm për demokracinë në vend, por edhe integrimin dhe kërkesë specifike e faktorit ndërkombëtar. 

Ajo që vihet re është se përtej kërcënimeve si një kod i njëanshëm se nuk do votohen nga opozita parlamente dhe debateve të ashpra në Kuvend, ku nuk u la fjalë pa thënë, në fakt kryeministri Edi Rama konfirmoi shumicën e cilësuar për votimin e saj duke marrë 13 vota plus mbi 84 votat që duheshin për miratim.

r.k./Shqiptarja.com