Miratohen ndryshimet në ligjin për regjimin fiskal në hidrokarbure e regjistritn e llogarive bankare

18 Dhjetor 2020, 09:22

Kuvendi miratoi me 96 vota pro gjyqtarin Altin Binaj për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë. Kuvendi ka rrëzuar dhe dekretin e Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021. Po ashtu është rrëzuar edhe dekreti për kthimin e projektligjit për metrologjinë, që ka të bëjë me kontrollet ndaj pompave të gazit dhe naftës. Drafti u kthye nga presidenti me argumentin se sjell konkurrencë të pandershme dhe hapësira abuzimeve dhe për këtë arsye ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet. Ndërsa në Kuvend mori dritën jeshile me edhe ndryshimi i tatimit të kompanive që operojnë në sektorin hidrokarbur. Projektligji “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur” u miratua me 89 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenim. Gjithashtu me 90 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenim është miratuar edhe projektligji për ndryshimin e taksave kombëtare, që ka për qëllim heqjen e rentës minerare për sektorin metalor për nxjerrjen dhe përpunimin e kromit dhe të bakrit. 93 deputetë votuan pro krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare dhe të kase