Nga dita e sotme, Belinda Balluku do të mbajë postin e zv.kryeministres duke zëvendësuar Arben Ahmetajn. Në seancën e jashtëzakonshme plenare, Kuvendi miratoi me të njëjtën numër votash, 76 pro dhe 32 kundër për emërimin e Ballukut dhe të Majlinda Dhukës si ministre shteti dhe kryenegociatore për negociatat me BE. Shkarkimi i Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit u miratua me 103 vota pro dhe 3 kundër.